E konfirmon statistika: Kielini më i mirë sesa e gjithë mbrojtja e Totenhemit!

Juventusi, në fakt, në ndeshjen që zhvilloi në “Uembli” me Totenhemin, nuk shkëlqeu dhe, në pjesën më të madhe të ndeshjes, u ndodh nën presionin e madh të futbollistëve kundërshtarë, por, megjithatë, duke e përmbysur rezultatin në pjesën e dytë, ai arriti të kualifikohej midis tetë ekipeve më të mirë të Champions-it.

Një nga lojtarët që u dallua më shumë në fushë, ishte mbrojtësi Xhorxho Kielini që zhvilloi një “betejë” të madhe kundër sulmuesit Hari Kein të Totenhemit dhe bashkëlojtarëve të tjerë të tij që ushtruan një presion mjaft të madh, gjatë të gjithë kohës, kundër portës së Xhixhi Bufonit. Megjithëse, duke qenë 33 vjeç, ishte një nga lojtarët më në moshë në fushë, ai arriti që “ta nxjerrë nokaut” mbrojtjen e Totenhemit. “InStati” sportiv bëri të ditur se ky futbollist italian arriti të fitoi 18 duele, ndërkohë që ndëpreu 11 pasime pothuajse të sigurt të lojtarëve kundërshtarë.

Sfidanti.al