“L’Ekipi” francez ka publikuar një lajm sensacional lidhur me pasuesin e trajnerit aktual të PSZH-së, Unai Emeri. Ky medium i mirënjohur shkruan se, mbas mbarimit të këtij sezoni. Antonio Konte do të largohet nga Çelsi për te PSZH-ja. Sipas “L’Ekipit”, lidhjen kryesore mes të dyja palëve e ka bërë vëllai i Antonios, Xhanluka Konte.
Klubi francez ka qenë i interesuar për trajnerin italian, për shkak se ai mund të aplikojë një disiplinë më të fortë në ekip dhe të krijojë një atmosferë fituesish në klub, si edhe ta rifreskojë skuadrën me emra të rinj dhe ta ngrejë klubin në një nivel të ri më të lartë. Madje, thuhet se pritet që Konte të shkojë në Paris këtë të martë.
Sfidanti.al