I zemëroi vendimi i Federatës, ndaj hynë me forcë në televizion ..

Duket se edhe për hapësirat tona ballkanike ajo që ndodhi në Greqi, është, me të vërtetë, e pazakontë. Vendimet skandaloze të federatave nuk janë ndonjë gjë e rrallë në vendet e Ballkanit, pasi kështu ndodh te neve, në Serbi dhe Maqedoni, kështu që edhe grekët nuk janë të imunizuar nga kjo dukuri.

Mbas një vendimi të tillë të federatës greke të futbollit, tifozët e PAOK-ut vendosën që ta marrin vetë situatën në dorë, duke bërë atë që rrallë ndodh edhe në botë. Një grup tifozësh agresive hyri me forcë në një televizion dhe lexoi mesazhin e tyre!

Si shkas shërbeu fakti se trajneri i Olimpiakosit u godit me një karton që e hodhi në drejtim të tij dikush nga tribuna e stadiumit dhe, kështu, trajneri u dëgua në spital. Mbas këtij incidenti, federata greke e futbollit vendosi që të mos ketë përsëritje të ndeshjes, duke ia dhënë fitoren me rezultat zyrtar Olimpiakosit, ndërsa PAOK-un e dënoi me gjobë dhe duke i hequr atij tri pikë, ndërkohë që vetëm pak para disa ditësh ai ishte favorit kryesor për ta fituar këtë titull!

Një gjë e tillë shkaktoi një tërbim të madh te tifozët e këtij ekipi nga Selaniku që hynë me forcë në mjediset e televizionit grek, “ERT 3”, duke kërkuar nga drejtuesi i tij që të lexohej mesazhi i tyre, ku ajo që kishte ndodhur, cilësohej si skandali më i madh në historinë e sportit dhe u bë thirrje tifozëve që dilnin në një protestë të madhe në Selinik, para ndeshjes tjetër derbi me AEK-un. Momentalisht, në kampionatin grek kryeson AEK-u me 54 pikë, i ndjekur nga Olimpiakosi me 50 pikë dhe PAOK-u me 49 pikë.

Sfidanti.al