Fati i Mario Maitaj është i lidhur ngushtë me Italinë. I pari ishte të shtunën, kur Shqipëria luajti me Kilin në Parma, ku Mitaj ishte i vëzhguari special nga drejtuesit e Juves. “Zonja e Vjetër” ka nisur të punojë për sezonin e ri, kërkon të ndryshojë faqe, duke ndjekur profile të rinj në merkato, sigurisht lojtar me kosto jo të lartë. Mitaj ishte në vëzhgim edhe gjatë miqësores kundër Suedisë, ku Shqipëria humbi 1-0. Anësori kuqezi, duke iu referuar edhe fjalëve të Sylvinho-s ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, u përball me futbollist të kalibrit të lartë, lojtar si Kulusevski i cili i solli ekipit bardhezi 40 milionë euro. Jo vetëm Juve, TuttoSport, shkruan se Mitaj është në sytë e shumë klubeve të tjerë, për më tepër që djaloshi do të marri pjesë në “Euro2024” ku e ka vendin të sigurt në formacion. Në Evropian, Mitaj do të jetë në vitrinën e rëndësishme pasi Shqipëria do të luajë kundër ekipeve “big” si Italia, Spanja dhe Kroacia, për këtë është i qartë edhe Giuntoli i cili nuk dëshiron të humbas kohë dhe ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Lokomotivë Moskës.
sfidanti.al