Entuziasmi i tifozëve do të jetë i jashtëzakonshëm, po ashtu krenaria e Sër Aleks Fergusonit dhe e shokëve të tij të dikurshëm si Rio Ferdinand, Uejn Runi, Geri Nevil apo Patris Evra. Gjithsesi, trajneri Ole Gunars Solskjer do të duhet të ketë edhe mendime të tjera. Një superyll si Kristiano Ronaldo është nga ata që do liri veprimi, dëshiron që të luajë gjithnjë, nuk i përgjigjet shumë skemave taktike (edhe për shkak të moshës), ndërsa pritet të ketë një përplasje me Edinson Kavanin për numrin 7. Mançester Junajtidi deklaroi se nuk do ta largojë sulmuesin uruguajan tani në gusht, pra si do t’i bëhet me bluzën? Ronaldo e ka mbajtur numrin 7 gjatë periudhës së parë në “Old Traford”, dhe do ta donte sërish, por vështirë që Kavani të kandisej për t’u tërhequr, sepse kjo nuk pritet nga një ish-kapiten i Paris SG siç ka qenë ai.
Sfidanti.al