Ju thoni Nejmari aktron, por ai dëmtohet edhe kur stërvitet !

Mund të thuhet lirisht se Nejmari la mbas vetes një sezon që më mirë të harrohet sa më shpejt, pasi pjesën më të madhe të tij ai e kaloi, duke i parë ndeshjet nga tribuna, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Veç kësaj, atij i ndodhi edhe një fatkeqësi tjetër, pasi atë e akuzoi për përdhunim një manekine.

Përfaqësuesja e Brazilit po përgatitet për Kopën Amerika që do të zhvillohet në Brazil (14 qershor-7 korrik). Nejmari ka pësuar një dëmtim që do ta lejë atë jashtë turneut në fjalë (Kopës Amerika).

Klubi i tij, PSZH, ndërkohë, njoftoi se ai do të qëndrojë jashtë fushës një muaj.

Sfidanti.al