Organizatorët e turneut të rëndësishëm Gran Slam, “Rolan Garos”, u kishin kërkuar punonjësve të vet që të uleshin në vendet bosh që ishin paracatkuar për sponsorët dhe të ftuar të tjerë në ndeshjet e se shtunës të meshkujve dhe të finales së femrave.
Tribunat në turneun e Parisit nuk ishin të mbushura gjatë ndeshjes Nadal-Federer. Situata nuk u përmirësua as edhe të shtunën, kështu që federata franceze e tenisit u kujtua që t’i linte të futeshin pa bileta në tribuna punonjësit e saj.
“Për shkak të ndryshimit te kalendarit të ndeshjeve për të shtunën, kryesia e turneut ka kënaqësinë t’i ftojë punonjësit e federatës dhe bashkëpunëtorët e tyre që të ndjekin pjesën përmbyllëse të gjysmëfinales së meshkujve dhe fillimin e finales së femrave”, shkruhej në e-mailin që u ishte adresuar punonjësve të federatës së lartpërmendur.
Sfidanti.al