Jo vetëm Dibala, tek Juvja janë plot 5 lojtarë që duhet të rinovojnë!

E kanë me nxitim në Torino, ndonëse nuk e tregojnë. “Zonja e Vjetër” ka aq shumë përvojë sa që të buzëqeshë në momentet e vështira, veçse mediat shkruajnë se drejtuesve piemontezë po “u vjen mendja rrotull”. Plot 5 lojtarë duhet të rinovojnë kontratat që u përfundojnë në qershor dhe këta janë Paulo Dibala, Bernardeski, Kuadrado, De Shilio dhe Perin. Atyre, sipas “La Gazeta delo Sportit” u shtohet edhe Alvaro Morata sepse në fund të sezonit përfundon huazimi, ndonëse nuk besohet se Juventusi do të bisedojë për ta zgjatur akordin edhe për një vit. Për Dibalën, gjendja mbetet tek propozimi për 8 milionë euro në sezon, plus 2 milionë me klauzola. Kuadrados i propozohet e njëjta rrogë, 5 milionë euro në sezon, dhe pritet që të ketë akord. Bernardeski ndihet mirë me Alegrin dhe rroga mund të jetë 3 milionë euro, por aktualisht fiton 4! Perin mundet të largohet sepse i premtohet të jetë titullar diku tjetër.

Sfidanti.al