Jo një, por dy mbrojtësa; Klopi merr Kabakun dhe Dejvisin!

Do të ketë mbipopullim kur që të gjithë të kthehen nga dëmtimi, por për momentin është boshësi. Liverpuli ishte në krizë për qendërmbrojtës deri pas fitores 3-1 ndaj Uest Hemit në Londër, madje Jurgen Klopi deklaroi një “gënjeshtër të bardhë” se “me këtë formacion që kemi, nuk ka probleme përveçse në mos na ndodhtë ndonjë gjë tjetër”. Gjëja tjetër ishte përforcimi i dyfishtë me mbrojtësin e Prestonit (kategoria e dytë), Ben Dejvis, dhe sidomos e mbrojtësit turk Ozan Kabak nga Shalke.

Për shërbimet e dy lojtarëve të tillë, Klopi shpenzoi vetëm 3.5 milionë paundë stërlina për momentin, jo më shumë se 4 milionë euro, ndërsa për Kabakun do t’i paguhen Shalkes në verë rreth 23 milionë euro. Për momentin, 20-vjeçari është në formë huazimi, ndërsa 25-vjeçari Dejvis ka ardhur përfundimisht. Liverpuli ka të dëmtuar Van Dajkun, Gomezin dhe Matipin, pra që të tre qendërmbrojtësit. Tek Shalke, ndërkaq, shkon Shkodran Mustafi i Arsenalit, ndërsa një tjetër kampion i botës i vitit 2014, Sami Kedira kalon nga Juventusi tek Herta e Berlinit.

Sfidanti.al