Detaje të reja dalin në lidhje me vdekjen e Diego Armando Maradonës që ndodhi në 25 nëntor. Portali ‘Infobae’ publikoi pjesë të audios së bisedës mes neurokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov, që të dy nën hetim për ndarjen nga jeta të ish uyllit të futbollit. Ai që kërkon të hidhet dritë për këtë cështje është avokati italian i El Pibe De Oro, Angelo Pisani
‘Vërtet u bë gjithcka për të shpëtuar El Pibe De Oro?-pyet Pisani-gjithnjë kam thënë se dicka nuk shkon në këtë cështje, se Diegon e kishin braktisur dhe se duhet hetuar duke mbrojtur gjithnjë imazhin e Maradonës’.
Në këto orë është bërë edhe përkthimi i audios. ‘Rri e qetë Agustina, bëmë gjithcka mundëm. Familja ishte në dijeni të situatës-tha mjeku- e dinte që bëhej fjalë për një pacient të vështirë. E vetmja gjë që të kërkoj tani është të më paralajmërosh në rast se do të jenë të zemëruar e të më thuash se si do të jenë spostimet e tyre’
Më pas Luque kontaktoi një koleg duke i konfirmuar se El Pibe De Oro po vdiste. ‘Po, budalla, trashaluqi po vdes. Duket se pati një atak kardiorespitaror. Po shkoj atje-ishte fraza e Leopoldo Luque
Pisani pasi u publikua e gjithë kjo këmbënguli në qëndrimin e tij
‘Bota ka të drejtë të dijë të gjithë të vërtetën dhe kërkon një lutje për Diegon që me shuarjen e tij të trishte deshi t’I japë një mesazh njerëzimit dhe të evidentojë të keqen që duhet evituar-tha Pisani-ky mjek, sic dallohet edhe në audion e parë kur telefonoi ndihmën e shpejtë, e them si vëllla dhe nip mjekësh, nuk ka pasur humanitet dhe u bë qesharak dhe plot turp.
Sfidanti.al