Kjo do të thotë se në një vit, dy yjet së bashku do të fitonin mbi 100 milionë euro, ndërsa lajmet janë që Reali i Madridit ka besim se do t’i marrë që të dy. “Deili Meil” shkruan se klubi spanjoll nuk ka tronditje për koston e lartë të rrogave, që do të ishin rreth 1 milionë euro në javë për secilin sulmues. Presidenti Perez beson se në verë do të largohen Garet Bejl, Marselo, Eden Hazard he Isko, dhe kjo do të ulte shumë shpenzimet për rrogat. Reali është treguar shumë i kujdesshëm vitet e fundit duke krijuar një rezervë të madhe financiare. Kilian Mbape pritet të kalojë në “Bernabeu” me parametër zero, gjë që do të ndihmonte shumë, ndërsa kartoni i Halandit nuk do të ishte shumë i lartë, nga 75 në 90 milionë euro.
Sfidanti.al