Janari anglez i Hysajt, mbrojtësi i kombëtares pranë Çelsit

“Ku ka zë s’është pa gjë” (ose “ku ka za, s’asht pa gja”)! Ky edhe rasti i Elseid Hysajt që duket se po bën gati valixhet për t’u larguar nga Napoli dhe nga Italia, dhe për t’u vendosur në metropolin europian dhe botëror të Londrës. Çelsi po e thërret mbrojtësin e kombëtares shqiptare, me Mauricio Sarrin që mezi po pret ta ketë në radhët e skuadrës së tij.

Shkodrani vetë mezi po pret që të largohet nga stadiumi i bukur “San Paolo” dhe nga klubi i famshëm i Maradonës e Karekës, që dikur ishte parajsa e tij, por që tani është kthyer, pa mëdyshje, në një ferr. Presidenti De Laurentis nuk i rinovon kontratën dhe trajneri Ançeloti e aktivizon pak, herë sepse mendon se nuk po përshtatet, dhe herë sepse kështu e do interesi i klubit.

Lajmet nga Anglia janë që Hysaj mund të arrijë akordin me Çelsin që në janar, por që mund të përfundojë sezonin në Itali, për t’u bashkuar me blutë e Londrës në qershor. Anglezët nuk pritet të kenë problem të paguajnë rreth 50 milionë euro, aq sa është klauzola e transferimit në kontratën e mbrojtësit të djathtë të kombëtares shqiptare.

Sfidanti.al