Të jesh i shpejtë në futboll nuk është se gjithmonë garanton ndonjë sukses të madh, por tashmë gjithmonë e më shumë ka rëndësi, për vetë mënyrën se si po zhvillohet sot në botë. El Pachuca në Meksikë ka bërë një studim, për të mësuar se kush janë 10 futbollistët më të shpejtë në botë, ku në krye të listës është ylli i Real Madrid, Garet Bejl.
Uellsiani arrin një shpejtësi prej 36.90 kilometra në orë, duke lënë prapa Orlando Berio të Kolumbisë, me 36 km/h. Antonio Valencia është vetëm i katërti, me 35.10 km/h, ndërsa në top 10 janë edhe Kristiano Ronaldo që renditet i shtati (33.6km/h) dhe Leo Mesi i nënti (32.5 km/h).