Diego Armando Maradona është në Madrid, për të ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Napolit. Kohën e mbetur deri në fillimin e takimit të shumëpritur, legjenda argjentinase duket se ka vendosur ta shijojë deri në maksimum.
Ai e ka kaluar pjesën më të madhe qëndrimit me të dashurën e tij, madje Roça Oliva I ka ndarë me fansat e saj edhe momentet më intime. “Të dua dashuria ime”, ka shkruar e dashura e Maradonas në Instagram, ku ka postuar edhe disa foto duke u relaksuar së bashku.