Tiago Silva, i cili nuk luajti të premten kundër Bordeaux, do të mungojë edhe kundër Barcelones.
Këtë e zbulon gjigandi francez L’Equipe, pasi qendërmbrojtësi nuk arriti të merrte pjesë në seancën e fundit stërvitore me shokët e ekipit në l’Ooredoo. Mungesa e tij mund të detyrojë trajnerin Emery të përdorë si titullar mbrojtësin e ri Presnel Kimpembe, i cili nuk ka mbushur akoma 21 vjeç, edhe pse në fushën financiare është një yll që peshon shumë për klubin e vitrines në Francë.