Inzagi: Nuk meritonim ta humbisnim këtë finale!

Trajneri i Interit ishte i sigurt në atë që tha pas ndeshjes së humbur në Turqi. Simone Inzagi dhe Interi i tij ishin shumë pranë trofeut, e ndoshta duhet të mallkojnë veten që nyuk ia dolën. Italiani ishte gjithashtu pranë trofeut të tretë sezonal, pas Kupës dhe Superkupës së Italisë, ndërsa dështimi ishte i dhimshëm. Si mund të ishte ndryshe pas gjithë atyre rasteve të shpërdoruara në fund?

“Natyrisht, është e drejtë që të kemi zhgënjim, sepse humbja është gjëja më e keqe në sport, por gjithsesi u bëj komplimente djemve, – u shpreh ai, – Ata ishin të mërzitur, por duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë në këtë Champions, dhe në këtë finale. Luajtëm një ndeshje të madhe, të cilën nuk meritonim ta humbisnim. Ishim përballë një kundërshtari shumë të madh, i cili gjithashtu gjeti përballë një Inter të madh, që bëri një finale të madhe”. Në këtë mënyrë, Siti u bë skuadra e dytë angleze që fitoi një titull europian këtë sezon.

Sfidanti.al