Krejt ndryshe nga njeriu që drejton Barcelonën, ky miliarder kinez po e tregon veten si një udhëheqës i vërtetë. Edhe pse tepër i ri, pati pjekurinë dhe autoritetin për të ndërmjetësuar mes disa njerërzve me krenari të madhe si Antonio Konte e Bepe Marota (por, edhe Auzilio). Presidenti bindi trajnerin se e ardhmja e tij duhet të jetë me Interin, duke i dhënë fund një krize të rrezikshme që mund të përfundonte me ndarje. Padyshim që ishte gjëja e duhur, po ashtu duket se Konte nuk ka ndërmend të vendosë ultimatum për “prerje kokash”. Nga ana tjetër, Çan do t’u ketë kërkuar Marotës e Auzilios që ta mbështesin publikisht trajnerin, dhe problemet t’i diskutojnë në “familje”, në klub. Besohet se kjo është një fitore e madhe për Interin dhe për tifozët, pasi me këtë projekt mundet që të arrihet Juventusi sezonin që vjen.
Sfidanti.al