Interi është finalistja e parë e Champions League. Italianët triumfuan 4-3 ndaj Barcelonës në një ndeshje për zemra të forta. Zikaltërit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0, falë golave të Lautaro Martinez dhe Hakan Çalhanoglu. Megjithatë, në fraksionin e dytë, Barcelona tregoi forcën. Garcia dhe Olmo në startin e pjesës së dytë barazuan shifrat, ndërsa Raphinha realizoi në fund golin e përmbysjes.
Megjithatë italianët nuk u dorëzuan dhe barazuan 3-3 me Acerbin, duke e dërguar ndeshjen në shtesa. Interi u tregua më cinik në shtesa dhe ia doli të shënojë golin e fitores me Davide Frattesi. Në finale, zikaltërit do të përballen me fituesin e PSG-Arsenal.
sfidanti.al