Ndeshja ndaj Sampdorias është e rëndësishme për zikaltërit, qoftë për të menduar sado pak për titullin, por edhe për të mos rrezikuar në garën për në Champions. Trajneri Inzagi ka bërë 4-5 ndryshime në formacion, me lojtarët e tij që janë të ngarkuar fizikisht, të paktën siç pretendojnë mediat italiane. Gjithsesi, edhe në këtë rotacion të rëndësishëm, ende nuk ka vend si titullar për Kristjan Asllanin, për më tepër me kthimin e Brozoviçit. Në mesfushë pritet të jenë 5 lojtarët Darmian, Barela, Çalhanoglu, Brozoviç dhe Gosens, duke llogaritur edhe ata në krahë. Në sulm, dyshja Lukaku-Lautaro. Interi ka 43 pikë në vend të dytë me 21 ndeshje ndaj 56 të Napolit (21), e 41 të Atalantës, Milanit e Romës që kanë luajtur nga 22 ndeshje.
Sfidanti.al