Inter, Roma dhe Fiorentina, Seria A ka mundësi të “pushtojë” Europën!

Nëse në gushtin e kaluar do t’u thuhej tifozëve italianë se do të kishin nga një skuadër në çdo finale të kupave kontinentale, ata do të mendonin se po talleshin me ta. Gjithsesi, realiteti është që Interi është në finalen e Championsit, Roma në atë të Ligës së Konferencës dhe Fiorentina në ndeshjen fundore të Ligës së Konferencës. Zikaltërit kanë kaluar një grup “vdekjeje” me Barcelonën e eliminuar, pastaj lanë pas Porton e Benfikën si dhe Milanin. Janë të tretët në Serinë A, fitues të Superkupës italiane, finalistë të Kupës së Italisë dhe të Championsit.

Roma ka Zhoze Murinjon, që është fitues serial. Përpara mbërritjes së portugezit, “Ulkonja” kishte fituar trofeun e fundit në 2008, një Kupë të Italisë. Vjet u fitua Kupa e Konferencës, sivjet mund të fitohet Liga e Europës dhe të sigurohet pjesëmarrja në Champions sezonin e ardhshëm. Fiorentina po ashtu ka një sezon shumë të mirë, me finalen e Ligës së Konferencës dhe finalen e Kupës së Italisë. Gjithsesi, asnjëra nga skuadrat italiane nuk është favorite për të fituar finalet.

Sfidanti.al