Interi ka mundur të vendosë yllin e dytë në fanellë, por ende nuk ka shpëtuar nga telashet financiare. Në 20 maj skadon afati për të shlyer huanë prej 380 milionë eurosh që i është marrë fondit amerikan Oaktree. Tashmë edhe bisedimet për shterjen e afatit të shlyerjes së shumës janë mbyllur. E nëse paratë nuk do të gjenden aksionet e klumbit që triumfoi në serie a do të ndryshojnë pronar. Megjithatë mediet italiane kanë dhënë sinjale optimizmi për kapërcimin e krizës. Sipas Sole 24 ore, të martën ose të mërkurën Steven Zhang do të nënshkruaj me grupin kalifornian të investimeve Pimco për rifinancimin. Në këtë mënyrë edhe shlyerja e detyrimeve do të arrijë të mbyllet pak ditë para skadencës. Paraprakisht mësohet se kredia e re do të duhet të shlyhet deri në maj të vitit 2027, ndërsa avokatët e të dy palëve janë ende në bisedime për të arritur në paktin përfundimtar. Shuma në fjalë është marrë në vitin 2021 nga familja Zhang dhe qëllimi i saj ishte për të menaxhuar klubin Italian dhe për të rritur performancën. Por borxhi prej mjaft ekspertëve tashmë po shihet edhe si një mundësi për të ofruar aksionerë të tjerë te Interi të cilit pas marrjes së titullit edhe vlera i është rritur ndjeshëm.
sfidanti.al