Ibrahimoviç përsërit “profecinë”: Botërorin e fiton Mesi!

E tha përpara ndeshjes që Argjentina do të luante me Kroacinë, dhe e përsëriti pas përfundimit të dy gjysmëfinaleve. Zllatan Ibrahimoviç mendon se pikërisht “gauçosit” do ta fitojnë titullin botëror, pra Lionel Mesi. “Të gjithë e dinë se për çfarë flas, – tha ai, – është e shkruar se kush do ta fitojë kupën e botës. Mendoj se Mesi do ta fitojë trofeun, është e shkruar. Triumfi i Argjentinës me Mesin është i paevitueshëm”.

Sfidanti.al