Diferenca ishte tepër e madhe dhe rezultati flet vetë: 142-101. Epërsia arriti në 46 pikë dhe nuk u zvogëlua edhe aq në fund, ndërsa Memfis Grizlis arriti një fitore të jashtëzakonshme ndaj Miluoki Baksave. Plot 13 lojtarë shënuan pikë (që të gjithë në ekip), dhe asnjëri prej tyre nuk ishte me shkëputje të jashtëzakonshme me shokët. Imagjinoni, Xha Moranti, më I miri në parket, pati 25 pikë, ndonëse shtoi 10 topa në tabela e 10 asistë për një tripëll dabëll. Kjo, edhe pse ai gaboi shumë për tri pikë, por ishte I përsosur në gjithçka tjetër ndaj edhe mori notën e lartë 30. Loja në mbrojtje dhe në sulm bëri diferencën. Nuk kuptohet qartë se çfarë ndodhi me Miluokin, që kryeson në Lindje bashkë me Bostonin. Ndoshta është vetë kalendari I NBA-së, me udhëtime të shumta dhe ndeshje çdo dy-tri ditë, që shkakton lodhje. Janis Adetokumbo pati vetëm 19 pikë, vetëm 6 topa në tabela si dhe 5 asistë. Ai mori një notë tepër negative, -29! Katastrofë, Kris Midëlton, shumë keq Bruk Lopez, ndërsa I vetmi që shpëton është Bobi Portis me 19 pikë.
Sfidanti.al