E ka hequr nga mendja fiksimin për të shkuar në “Kamp Nou”. Gjendja në klubin katalanas për momentin është kaq e turbullt, saqë Nejmarit po i duket parajsë Paris SG pavarësisht humbjes së finales së Championsit ndaj Bajernit. Sulmuesi brazilian rikthehet në stërvitje në kryeqytetin e Francës, pasi u shërua nga koronavirusi. Ai humbi ndeshjen ndaj Lensit, ku PSG pësoi disfatë ndërsa mungonin edhe Mbape e Di Maria. “Unë jam i stërlumtur që po kthehem në stërvitje, – vlerësoi ai, – e kam lënë mënjanë temën e largimit, dhe duka që të fitoj trofe këtu. Shpresoj që vitin tjetër të jemi një hap më lart në Champions”. E habitshme që Nejmari u kthye në stërvitje dhe pse pati vetëm 8 ditë izolim pas koronavirusit.
Sfidanti.al