Federata Argjentinase e Futbollit bëri të ditur se Lionel Messi, kapiteni i përfaqësueses është i lirë të luajë me skuadrën argjentinase në eliminatoret e Amerikës së Jugut pasi CONMEBOL konfirmoi arkivimin e një dënimi me një ndeshje pezullim që 33 vjecari e kishte që nga edicioni i fundit i Copa America në 2019
‘Presidenti i AFA Claudio Tapia u konsultua me CONMEBOL për sanksionin që duhet të kryente kapiteni i Argjentinasit, Lionel Messi për ndeshjen me Ekuadorin dhe duke qenë se ka kaluar 1 vit, Alejandro Dominguez(presidenti i CONMEBOL) i konfirmoi se ai sanksion është arkivuar dhe se Messi është disponibël për dy ndeshjet-lexohet në komunikatën e Federatës Argjentinase të Futbollit.
Në 23 qershorin e vitit të kaluar, CONMEBOL e dënoi Lionel Messin me 1 ndeshje pezullim dhe 1500 Dollarë gjobë pas kartonit të kuq të marrë së bashku me Gary Medel në ndeshjen e Copa America mes Argjentinës dhe Kilit për vendin e tretë të kompeticionit.
Pas këtij vendimi, Messi mund të grumbullohet në përfaqëesuesen argjentinase për ndeshjen me Ekuadorin në Bombonera në 8 shtarot dhe atë me Bolivinë në La Paz, 5 ditë më vonë, dy ndeshje këto që janë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.
Sfidanti.al