Jese Rodriguez u kthye të veshë fanelën e Paris Saint Germainit në një ndeshje zyrtare. Skuadra kampione në fuqi e Ligue 1 u përball me Lens në fushën e këtinj të fundit me 9 mungesa për shkak të coronavirusit dhe mes tyre ishin edhe Neymar e Mbappe dhe humbën 1-0
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Paris Saint Germainit pushtuan rrjetet sociale duke i mbushur me fyerje, tallje dhe kërcënime për sulmuesin spanjoll që u aktivizua në minutën e 74
‘Ky copë mishi nuk mund të qëndrojë më gjatë te Paris Saint Germaini, është shume fyese për një klub si ky I yni-ishte një prej komenteve fyese për Jese Rodriguez.
‘Por akoma gjallë është?’ ‘I njëjti bullafiq dhe tullac si gjithnjë’, ‘Kjo kufomë që ecën me emrin Jese’ ose ‘Edhe 40 lojtarë të jenë me coronavirus te PSG, Jese nuk duhet të jetë titulla’ ishin disa komente të tjera që u publikuan në rrjetet sociale kundër Jese Rodriguez.
Sfidanti.al