Sevilla, Banega, lamtumirë mes lotëve, por s’harroi as Conten

Imazhet e lotëve të tij gjatë konferencës për shtyp të dhënë për lamtumirën nga Sevilla bënë xhiron e botës. Ever Banega largohet nga klubi andaluzian pas 238 ndeshjeve zyrtare me 28 gola dhe 37 assist dhe përshëndetja e fundit e tij ishte shumë prekëse.

‘Vendosëm si objektiv fitoren e Europa League dhe kualifikimin në Ligën e Kampioneve dhe i arritëm të dy këto objektiva-tha mes emocioneve mesfushori i cili do të vijojë karrierën e tij te Al-Shabab –merita shkon për të gjithë punonjësit e këtij klubi të mrekullueshëm që na e bën cdo ditë më të lehtë. Falenderoj edhe tifozët për admirimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë që nga dita e parë. Nuk do ta harroj kurrë’

Duke u kthyer te Europa League, Banega përmendi edhe debatin me Antonio Conten gjatë finales së 21 gushtit duke i kërkuar ndjesë trajnerit të Interit.

‘ishte një moment i nxehtë i ndeshjes. Contes i kërkoj ndjesë nëse ajo që i thashë e bezdisi-shtoi Banega që më pas u përqafua edhe me Monchin, Drejtorin Sportiv të Sevillas që në 2014 e mori nga Valencia

Sfidanti.al