Një gol në cdo pjesë dhe kartoni i kuq për mbrojtësin e Corinthians, Fagner, ndihmoi Palmeirasin të fitojë lehtë 2-0 në derbin e Sao Paulos në mbrëmjen e së enjtes. Fagner u ndëshkua me karton të kuq për prekje të topit me dorë në zonë 4 minuta përpara mbylljes së pjesës së parë dhe Luiz Adriano nuk gaboi nga pika e bardhë duke i dhënë Palmeirasit avanatazhin 1-0. Sulmuesi i ri Gabriel Veron shënoi golin e dytë në minutën e 19 të pjesës së dytë pas një aksioni të ndërtuar mirë nga e gjithë skuadra.
Shpresat e Corinthians për një përmbysje u shuan 5 minuta nga fundi i ndeshjes, kur Danilo Avelar u përjashtua pasi mori 2 kartona të verdhë. Palmeiras mbetet skuadra e vetme që nuk ka pësuar asnjë humbje në Divizionin e parë të futbollit brazilian dhe ndodhet në vendin e 4 në klazsifikimin me 20 skuadra me 16 pikë në 8 ndeshje, 4 më pak se Internacional që është në krye dhe që ka një ndeshje më shumë. Ndërsa Corinthians ndodhet në vendin e 13 me 9 pikë në 8 ndeshje.
Pas përfundimit të ndeshjes, palmeirasit përfitoi nga rasti dhe provokoi rivalët në rrjetet sociale. Në Twitter, klubi filloi të përdorë hashtagun #QueMomento në postimet e tij duke aluduar për titullin e shtetit të Sao Paulos të fituar kundrejt Corinthians pikërisht në Neo Química Arena duke kujtuar titullin e Sao Paulos të 2018. Palmeiras në të njëjtën kohë provokoi Corinthians për objektivat e paarritur nga kjo skuadër në 2020 duke kujtuar Florida Cup, përballjen në finalen e kampionatit Paulist dhe derbin e së enjtes.
Sfidanti.al