Hysaj në fushë, Lacio fiton në Specia 3-0 dhe i afrohet Championsit

Mbrojtësi shqiptar vazhdon të jetë i padiskutueshëm për trajnerin Mauricio Sarri, ndërsa nuk humb asnjë ndeshje. i rreshtuar sërish në krah të majtë, Elseid Hysaj dha kontributin e tij për Lacion në suksesin 3-0 në fushën e Specias. Futbollisti kuqezi e mbylli ndeshjen në fushë. Ishte fitorja e katërt radhazi në Serinë A, që forcon pozitat në vendin e dytë, pra për ekipin më të mirë pas Napolit të pakapshëm. Lacialët patën epërsi teknike dhe bënë më shumë gjuajtje, ndërsa golat u shënuan nga Imobile me penallti, Felipe Anderson dhe Markos Antonios. Me 61 pikë, Lacio ka një renditje të shkëlqyer, që nuk e ka pasur vitet e fundit dhe dora e Sarrit po duket, ndonëse Napoli ka 74 pikë me një ndeshje më pak. Gjithsesi, Juvja do të mbetej prapa edhe po t’i shtonin 15 pikët e hequra, ndonëse ka një ndeshje më pak.

Sfidanti.al