Në Angli dhe në Gjermani duan të marrin Gavin nga Barcelona

Është një nga lojtarët më të dalluar në nivel ndërkombëtar, edhe pse është 18 vjeç. Gavi ka një meritë të madhe që Barcelona është shkëputur në krye të renditjes së La Ligës spanjolle, për të kthyer titullin për herë të parë që nga koha e Lionel Mesit. Gjithsesi, borxhet dhe parregullsitë e katalanasve kanë bërë që rinovimi i kontratës të anulohet nga drejtuesit e La Ligës, dhe që klube në Angli e në Gjermani ta kërkojnë. Flitet për Sitin, Junajtidin, Liverpulin, Çelsin apo Arsenalin, por edhe për Bajernin. Mediat katalanase shkruajnë se Barça ka një plan për ta mbajtur, por nuk do të jetë aspak e lehtë sepse duhen ulur rrogat në verë me 200 milionë euro.

Sfidanti.al