Man. Junajtidit goditet rëndë, dëmtohen seriozisht Lisandro Lopez dhe Varan!

Qendërmbrojtësi nga Argjentina e ka mbyllur me sezonin, kështu janë lajmet nga Anglia, ndërsa nënkampioni i botës nga Franca do të mungojë disa javë, pra edhe mund të quhet me një këmbë e gjysmë jashtë këtij viti futbollistik. Lajme të këqija për Mançester Junajtidin, a thua se nuk mjaftoi negativiteti i barazimit 2-2 me Seviljen në “Old Traford” në çerekfinalen e parë të Ligës së Europës. Skuadra e trajnerit Erik Ten Hag nuk është më ajo e mëparshmja, që pas katastrofës 0-7 në fushën e Liverpulit në Premier Ligë, dhe nuk dihet nëse do të arrijë ta fitojë trofeun europian. Ndërkaq, duhet të luftojë për të siguruar vendin në Champions nga kampionati, sepse Totenhemi është pranë.

Sfidanti.al