Sarri: Lacio po më kënaq, por Championsi është ende larg

Trajneri i Elseid Hysajt nuk dëshiron të fluturojë (shumë) para kohe, ndërsa thekson se deri në përfundim të Serisë A mbeten 8 ndeshje që do të thotë 24 pikë në lojë. “Mentaliteti ynë ka qenë shumë i mirë, – thotë Mauricio Sarri, – kemi përballuar ndeshje të vështira, momente të vështira. Jam i kënaqur me ekipin, por nuk jam i vetëkënaqur. Duhen edhe 24 pikë, do të ishte gabim i tmerrshëm nëse do të mendonim se ia kemi dalë të kualifikohemi në Champions. Duhet të jemi të përqëndruar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në fund. Gjithsesi, mund të them se kam filluar sërish të kënaqem me ekipin tim”.

Sfidanti.al