Natyrisht, këtë e pijnë të gjithë, edhe sikur të jetë direkt prej fshati. Që nga koha e Pitkinit kemi parë filmat me shishet e qumështit që ua linin njerëzve tek dera, ndërsa ata i kishin paguar. Erling Halandi është një Pitkin modern, ndërsa nxjerr shishen me pijen magjike, siç thotë ai, dhe që e ndihmon për shënimin e 45 golave në 39 ndeshje deri tani për Mançester Sitin. Natyrisht, ajo që norvegjezi poston në Tuiter, ka një shaka të madhe. “Unë dhe racioni im magjik”, shkruan ai, me dy shishe qumështi në dorë.
Sfidanti.al