Jokiç shpallet nga NBA, më i miri i sezonit të rregullt, a do të jetë MVP?!

Do të duhet edhe vota e tifozëve, dhe kjo mund të ndryshojë gjithçka, veçse për të tretin sezon radhazi, ai e ka përfunduar konkurrimin për çmimin individual në vendin e parë. Nikola Jokiç është më i miri i sezonit të rregullt për NBA-së, që bëri bilancin përfundimtar në faqen e saj zyrtare, dhe nxorri Jokiçin në krye, mbi Zhoel Embijdin. U vlerësua edicioni i tij, si udhëheqësi i ekipit numër 1 të Perëndimit, mesatarja prej gati 25 pikësh, mbi 12 topash në tabela e gati 10 asistesh për ndeshje, me mesatare në gjuajtje 60 për qind. Kjo është hera e parë që ndodh në NBA.

Sfidanti.al