Përfaqësuesja e Holandës është finalistja e dytë e kampionatit botëror të futbollit për femra që po zhvillohet në Francë. Në këtë mënyrë, Holanda do të sfidojë kampionen në fuqi të botës, SHBA-në, pasi ajo mundi 1-0 Suedinë në një ndeshje gjysmëfinale dramatike që pati nevojë edhe për dy shtesa.
Golin e fitores për ekipin holandez e shënoi Xheki Groenen në min. e 99-të, duke e tundur rrjetën e portës suedeze mbas një gjuajtje të fortë nga 25 mnetra.
Në gjysmëfinalen e parë, SHBA që është kampione në fuqi e botës që nga 2015 dhe që do të synojë trofeun e katërt, mundi 2-1 Anglinë.
Ndeshja finale e Kupës së Botës mes SHBA-së dhe Holandës do të zhvillohet më 7 korrik (të dielën) në orën 17:00.
Sfidanti.al