Quhet Ralf Rangnik dhe ka qenë trajner i Altin Lalës tek Hanoveri. Po ashtu ka qenë trajner i Lajpcigut, dhe tani është drejtor sportiv në Lajpcig, ndërsa ka mendim shumë negativ për vendimin e Dortmundit që të kthente në ekip Mats Humelsin. “Do t’i paguhen Bajernit 38 milionë euro për kartonin, – vërejti Rangniku, – plus do të jepen edhe rroga për 3 vjet, për gati të njëjtën shumë. Pra, do të thotë 75 milionë euro shpenzim për 3 vjet, vetëm për një lojtar”.
Rangniku tregon se Lajpcigu ka një mënyrë tjetër për t’i bërë gjërat, që sipas tij është mënyra e duhur. “Ne morëm Ibrahima Konaten nga Soshoja me parametër zero, – thotë drejtori, – kuptohet, edhe rroga nuk do të jetë aq shumë e lartë sa e Humelsit. Konate është një mbrojtës shumë i mirë që, në të ardhmen, do të luajë për Realin ose për Barcelonën”. Kjo do të thotë se Lajpcigu do të fitojë ndoshta 50 apo 100 milionë prej 20-vjeçarit.
Sfidanti.al