Kjo nuk është një kritikë për Matijs De Ligtin, shokun e tij të Ajaksit, por një e vërtetë. Frenki De Jong është në ditën e prezantimit në “Kamp Nou” dhe nuk mund të mos pohonte diçka që e dinë edhe fëmijët, pra lidhjen e veçantë të futbollit holandez me atë katalanas, diçka e “farkëtuar” që në vitet 70-të me Johan Krujfin e Johan Neskensin. “Që kur isha fëmijë ëndërroja të luaja për Barçën”, – tha 22-vjeçari, dhe besohet se këto fjalë nuk janë një stereotip i shpifur, si ato të shumë lojtarëve të tjerë.
“Më pëlqen mënyra sesi luan Barça, më pëlqen filozofia e saj, – vazhdoi mesfushori, – kjo është shumë e afërt me filozofinë e Ajaksit, pra mendoj se do të përshtatem lehtë, dhe do të kënaqem shumë. Do të luajë me Mesin, pra idhullin tim do ta kem shok skuadre”. Barcelona shpenzoi 75 milionë euro për De Jongun, dhe pati dëshirë të merrte edhe De Ligtin, por nuk i dolën paratë, ndaj edhe kapiteni i Ajaksit mund të shkojë tek Juventusi.
Sfidanti.al