Interi do Xhekon, por Roma do Higuainin, ç’bëhet atëherë me Ikardin?!

Dihet që gjatë verës së transferimeve, lëmshe të tilla janë të pashmangshme, dhe një i tillë është krijuar tani. Me Interin që kërkon Edin Xhekon nga Roma, me Romën që kërkon Gonzalo Higuainin nga Juventusi, dhe me Juventusin që, nëse ndodhin këto dy lëvizje, do të jetë në pozicion shumë të mirë për të marrë Mauro Ikardin. Një moment i vështirë për klubin zikaltër, ku Marota rri në pritje.

Askush në Milano nuk dëshiron që të forcojë Juven me ish-kapitenin, edhe pse gruaja e Ikardit, Uanda, takoi një nga zyrtarët juventinë, Paratiçin. Interi ka marrë nga Roma sinjal pozitiv për Barelën, diçka shumë e mirë, por që nuk mjafton. Antonio Konte dhe Marota po përqëndrohen tashmë tek Romelu Lukaku, për të bërë një goditje të madhe sa më shpejt, në pritje të zgjidhjes së çështjes së Xhekos, apo të ndonjë sulmuesi tjetër.

Sfidanti.al