Mesut Ozili i dha fund karrierës së tij me përfaqësuesen gjermane dhe si arsye solli sjelljen e keqe ndaj tij nga ana e federatës gjermane të futbollit dhe të disa personave të tjerë. Ai thotë se ka njerëz që përhapin qëndrime raciste dhe diskriminuese kundrejt lojtarëve që kanë origjinë nga vende të tjera. Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, është shumë i kënaqur që Ozili nuk do të luajë më për Gjermaninë, duke qenë se ato që ai deklaron lidhur me racizmin dhe diskriminimin e lojtarëve të huaj në Gjermani, sipas tij, janë justifikime për lojrat e këqia të tij gjatë viteve të fundit.
“Jam shumë i kënaqur se kjo gjithçka, më në fund, mbaroi. Ai ka vite që po luan keq. Duelin e fundit ai e ka fituar para kampionatit botëror të vitit 2014 dhe tani ai përpiqet që të mbulojë formën e tij të keqe me deklarata të ndryshme”, thotë Hënesi, duke vazhduar më tej se “njerëzit gënjehen, kur e shohin atë që jep disa pasime të saktë, por loja e futbollit nuk është vetëm pasimi”.
Sfidanti.al