Pasaniku rus, Roman Abramoviç, ka organizuar një mbledhje urgjente dhe duket se shkak është futbollisti brazilian, Vilian, që kohët e fund ka qenë objektiv nr.1 i Barcelonës dhe për të cilin klubi katalonjas ka dërguar, deri tani, tre oferta, e fundit me “peshë” – 72 milionë euro.Çelsi, deri më sot, i ka refuzuar të gjitha ofertat, por duket se situata ka ndryshuar, përsa tregon edhe mbledhja urgjente e thirrur nga Abramoviçi.
Vilianin, në fakt, e do edhe Mançester Junajtidi, por Romani me siguri do të dojë që t’ia shesë atë Barcelonës sesa rivalit të vet kryesor në Premier Ligë.
Sido që të jetë, nëse Viliani do të largohet nga Çelsi, atëherë, klubi i “bluve” të Londrës do të nisë aksionin për sjelljen në “Stemford Brixh” të Ruganit, Higuainit dhe të Gollovinit, ndërkohë që, krahas Vilianit, nga klubi londinez mund të largohet edhe portieri Tibo Kurtoa, ndërsa nuk dihet fati i Eden Azarit.
Sfidanti.al