Sari debuton me Çelsin me fitore minimale, kur s’jane yjet..te gjithë luajnë!

Çelsi fitoi me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje miqësore me ekipin australian Perth Glory që, në fakt, përbën edhe debutimin e trajnerit italian, Maurcio Sari, në krye të klubit londinez. Kjo ishte ndeshja e parë përgatitore për “blutë” e Londrës në prag të sezonit të ri dhe në ekip mungonin lojtarët që luajtën në Botërorin e fundit të Rusisë. Të vetmin gol të ndeshjes e shënoi Pedro që në min. e 5-të, ndërkohë që Sari u dha mundësinë që të luajnë të gjithë lojtarëve që ai kishte në dispozicion.
Ky, në fakt, ishte edhe testi i fundit i Çelsit para Kupës Internacionale të Kampioneve, në kuadrin e së cilës ai do të luajë me Interin, më 28 korrik, ndërsa katër ditë më vonë, më 1 gusht, do të masë forcat me Arsenalin.
Sfidanti.al