Portieri i Liverpulit, Loris Karius, u vu përsëri në qendër të vëmendjes, për shkak të gabimeve të shpeshta që bën në fushë. Gjithçka filloi me finalen e Ligës së Kampioneve dhe vazhdoi në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri. Fiaskon e fundit Kariusi e bëri në ndeshjen e fundit miqësore mes Liverpulit dhe Borusias së Dortmundit. Mbas gabimit trashanik në këtë ndeshje, kundër tij vërshuan përsëri kritikat, kështu që ai u detyrua që të prononcohej përmes Instagramit:
“Mua më vjen keq që ka njerëz që gëzohen, kur njerëz të tjerë vuajnë ose rrëzohen. Çfarë po ndodh me jetët tuaja që keni brenda vetes kaq shumë mllef dhe urrejtje? Shpresoj që juve t’ju kalojë kjo gjendje dhe t’ju ndodhin gjëra të bukuranë jetë”, shkruan Kariusi në rrjetin social të mësipërm poshtë fotografisë së tij.
Shumë shpejt, Kariusit i dha mbështetjen e vet edhe lojtari më i mirë i Liverpulit, Mohamed Salah. “Qëndro i fortë, Karius, gjëra të tilla u ndodhin edhe më të mirëve. Injoroi ata që urrejnë”, shkroi Salahu në profilin e tij në Twitter.
sfidanti.al