Parma ngjitet nga ferri në parajsë, minus 5 pikë duken si karamele!

Parma që, më në fund, u kthye në Serinë A, nuk do të hiqet nga konkurrimi elitar italian, vendosi gjykata federale kombëtare e Italisë që, sidoqoftë e dënoi ekipin që ta fillojë sezonin e ri 2018-2019 të kampionatit italian me pesë pikë mangët, ndërkohë që ajo, gjithashtu, e përjashtoi dy vite futbollistin Emanuele Kalojo, golashënuesin më të mirë të Parmës, që të paguajë edhe një gjobë financiare prej 20 000 eurosh.
Ky sulmues italian u kap në flagrancë, duke shkëmbyer SMS me lojtarët e ekipit Specia para ndeshjes mes dy ekipeve që solli edhe ngjitjen e Parmës në Serinë A. Parma, fillimisht, u kërcënua se do të përjashtohej nga Seria A, ku sapo ishte ngjitur, si edhe me heqjen e dy pikëve nga kampionati i kaluar i Serisë B. Sidoqoftë, situata do të komplikohej, pasi Parmës, po t’i hiqeshin dy pikë, do të duhej që të luante në play off, ndërkohë që do të duhej që të zhvilloheshin edhe ndeshja të tjera. Kështu, Parmën e lanë në Serinë A, por ajo do ta fillojë atë me minus pesë pikë dhe qëllimi kryesor i këtij klubi tani do të jetë që të mbijetojë në kampionatin kryesor italian.
Sfidanti.al