Hauge udhëheq “surprizën” Milan, Pioli: Ende s’keni parë gjë!

Një norvegjez bëhet lider në një ekip “fëmijësh” nga Italia. Jens Peter Hauge, 21 vjeç, shënoi golin e fitores për Milanin në fushën e Spartës së Pragës duke e kualifikuar si të parin në grup në Ligën e Europës. Trajneri Stefano Pioli hodhi në fushë një ekip të ri, me 19-vjeçarin Daniel Maldini (djalin e Paolo Maldinit), 20-vjeçarin Kalulu, 21-vjeçarin Dalo, 20-vjeçarin Tonali, 18-vjeçarin Kolombo në sulm, si dhe disa lojtarë të moshës 24, 25, 26 apo 27 vjeç. i vetmi i vjetër, portieri rumun Tatarushanu (në rumanisht, Tëtërushanu) që është 34 vjeç.

E pra, nuk ia vlen të flasim për Ibrahimoviçin, të paktën në këtë moment. Pioli ndihet i kënaqur. “Jam i lumtur sepse djemtë janë gjithnjë gati, – thotë ai, – sa për Haugen, nuk kemi parë ende gjithçka nga ai. Më vjen mirë për Kalulun, që ka përvojë si mbrojtës edhe tek të rinjtë. Na takon vetëm që t’i mbyllim më shpejt ndeshjet”. Edhe vetë Pioli është një faktor suksesi, përveç organizimit në klub. Trajneri transmeton qetësi dhe kjo i ndihmon lojtarët, ndoshta Konte mund të mësojë ndonjë gjë nga rivali i derbit.

Sfidanti.al