Anglia, Italia, Gjermania e Spanja duel i madh në Ligën e Europës!

Do të jetë Premier Liga me më shumë skuadra në këtë garë kontinentale, dhe të duket se ndodhesh në Champions. Jo shaka, pasi janë Arsenali, Totenhemi e Leisteri në Ligën e Europës, të cilëve u shtohet edhe gjigandi Mançester Junajtid. Bashkë me anglezët janë edhe italianët me tri skuadra shumë të forta e tradicionale si Milani, Napoli e Roma.

Më pak të shkëlqyera skuadrat nga Gjermania e Spanja, si Leverkuseni e Hofenhajmi apo Granada, Sociedad e Vijarreali, ndërsa një përfaqësues serioz gjerman si Volfsburgu u eleminua në plej of nga AEK- u i Athinës. Sidoqoftë, Liga e Europës pritet të ketë sfida të forta në raundin e dytë, ndërsa ka ekipe të tjerë të fortë si PSV Ajndhoven, Rejnxhërs, Benfika, Braga, Lila, Dinamo Zagreb apo Crvena Zvezda, si dhe Ajaksi, Shahtari i Donjeckut dhe Dinamo e Kievit nga Championsi. Shorti hidhet të hënën.

Sfidanti.al