Hamilton plas “bombën” e racizmit në prag të startit të Formula 1

“E zeza nuk thyhet” ishte batuta e Ljuis Hamiltonit për Sebastian Fetelin (black don’t crack), veçse shakatë mes dy kampionëve nuk ishin gjithçka çfarë u tha në konferencat në prag të nisjes së sezonit. “Bombën” e plasi pikërisht anglezi i cili deklaroi se në Formula 1 ka ende racizëm.

“Në 11 vjet që unë jam këtu, asgjë nuk ka ndryshuar, – u shpreh Ljuisi, – ka kaq shumë lloj punësh, kaq shumë njerëz të angazhuar, të cilët fare mirë mund të ishin të etnive të ndryshme, të racave dhe prejardhjeve të ndryshme”. Besohet se 33-vjeçari është zezaku i vetëm në këtë botë të madhe të shpejtësisë, ku dominojnë të bardhët, qoftë si pilotë, si drejtues, inxhinierë apo teknikë, si dhe tifozë.

Sfidanti.al