Në të vërtetë ekipi kishte sulmues, por ata nuk ishin tipikë numra 9. Mançester Siti kishte Rahim Stërlingun dhe Gabriel Zhezusin, të cilët realizuan gola, por gjithsesi jo me ritmet që po bën këtë sezon Erling Halandi. Sulmuesi norvegjez diskuton çështjen e realizimeve në një intervistë për BT Sportin, ndërsa nesër luhet finalja e Championsit, mes Sitit dhe Interit. “Vjet unë pashë shumë herë që jepeshin krosime që kalonin nëpër gjithë zonën dhe askush nuk ishte aty për të shënuar, – tha Halandi, duke folur me Rio Ferdinandin, – mendoja veten sikur të isha aty dhe të shënoja. Unë nuk krijoj shanse, por unë kam aftësinë për të shënuar gola”. Sulmuesi 22-vjeçar ka 52 gola në 52 ndeshje për ekipin e Guardiolës, dhe vendosi rekordin e ri të Premier Ligës me 36 rrjeta pikërisht në sezonin debutues.
Sfidanti.al