Sergio Riko vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spital

Pas 13 ditësh në spital, portieri i Paris SG ende nuk e ka marrë veten, madje rrezikon jetën. Mjekët në një spital të Valencias në Spanjë thonë se Sergio Riko e mori një herë veten, duke qenë i ndërgjegjshëm, por sërish është në gjendje kllapie dhe po lufton për të mbijetuar. Mjekimi intensiv vazhdon, dhe mjekët e infermierët e ndjekin ecurinë e tij shëndetësore në çdo moment, ndërsa shpresohet në një ndryshim për mirë. Riko u dëmtua seriozisht në kokë pasi u rrëzua nga kali.

Sfidanti.al