A i shpenzon dot Bajerni 100 milionë euro për Deklan Rajsin?!

Nuk është e lehtë për një klub të tillë dhe në një vend me kulturë të tillë si Gjermania. Bajerni i Mynihut ka dyshimet e veta nëse do të mundet të shpenzoëj 100 milionë euro për kartonin e kapitenit të Uest Hemit, Deklan Rajs, ndërsa po mendohen alternativa. Me mesfushorin e rëndësishëm që mund të shkojë tek Arsenali (që nuk e ka problem t’i japë 100 milionë nëse do të duhet), në Mynih po shohin një mundësi tjetër dhe ky është mesfushori maroken, Sofian Amrabat, që luan për Fiorentinën dhe që ishte në finalen e Ligës së Konferencës dhe në atë të Kupës së Italisë.

Sfidanti.al