Halandi, nga “snobimi” i Bajernit tek dueli Real Madrid-Paris SG!

Dortmundi as nuk dëshiron ta pohojë dhe ofendohet kur e pyesin, por e vërteta është që sulmuesi norvegjez verën e ardhshme do të bëjë gati valixhet. Erling Halandi nuk mund të qendrojë më gjatë në “Signal Iduna Park”, pavarësisht se çfarë deklarojnë Vacke e Corku, ndërsa vetë 21-vjeçari si dhe agjenti i tij Mino Raiola, e mbajtën fjalën dhe e respektuan vendimin e Borusias për të mos tentuar largimin në 2021. Në 2022 do të ketë duel për të, dhe ndoshta shifra mund të jetë më e lartë se 75 milionë euro, që thuhet se është klauzola e transferimit. Dortmundi do të pranonte nëse do të vinte një ofertë e rëndësishme, besohet në nivelin e 100 milionë eurove apo më tepër. Sipas mediave spanjolle, dueli në 2022 do të jetë mes Realit të Madridit dhe Paris SG. Për t’u habitur është fakti që Bajerni e paska pasur mundësinë për ta marrë në 2018, kur Halandi ishte vetëm 17 vjeç, dhe kur bavarezët e ndoqën në një ndeshje ku ai shënoi 2 gola. U përfol për ta marrë, por Bajerni vendosi ndryshe dhe lojtari shkoi tek Salcburgu dhe pastaj tek Dortmundi.

Sfidanti.al